Nëpunës të policisë nga Stacioni i Policisë “Bogorodica” dje në orën 13:15 në autostradën A1, te pikëpagesa “Demir Kapi” në një automjet taksie “daçia llogan”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.S. (56) nga Shkupi kanë zbuluar tre persona L.S.M. (37), A.M.N. (47) dhe A.G.M (52), të gjithë nga Kuba.

Siç bëri të ditur MPB, nga kontrollimet e bëra në dokumentet e udhëtimit dhe evidencës zyrtare ishte konfirmuar se të tre personat kanë realizuar hyrje ilegale në territorin e shtetit.

Shoferi ishte thirr në stacionin e policisë për zbardhje të mëtutjeshme të rastit, ndërsa emigrantëve iu është shqiptuar gjobë dhe iu janë dhënë vendime për dëbim nga shteti.