Trajanov: Kemi propozim konkret për të votuar qeverinë e re

Kryetari i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov thotë nuk është definitive se a do të formohet dhe votohet Qeveria e re.

Trajanov në “Utrinski Brifing” theksoi se ose do të ketë një njësi zgjedhore, ose partia e tyre nuk voton për formimin e Qeverisë së re.

“Së bashku me partitë e tjera më të vogla, kemi kohë që kërkojmë që Maqedonia të jetë një zonë zgjedhore, sepse nga ne varet nëse do të votohet apo jo qeveria. Ne kemi një propozim konkret për këtë që nga marsi i vitit të kaluar dhe presim që së shpejti të caktohet një seancë për këtë. Mund të negociojmë për pragun zgjedhor, por besojmë se në raundin e parë pragu duhet të formohet natyrshëm”, tha Trajanov.

Sipas tij, kjo varet nga disa deputetë, 7, 8 apo 11.

“Kemi bërë një takim para kamerave dhe jemi marrë vesh. Varet nga të gjitha partitë e vogla nëse do të qëndrojmë të vendosur dhe të bashkuar për çështjen që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Kjo garanton demokracinë. Nuk do të thotë që nëse në Kuvend ka parti dhe individë të vegjël, qeveria nuk do të jetë e qëndrueshme. Dhe tani nuk është stabile kur ka shumë parti”, thotë Trajanov.