Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka zhvilluar takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, transmeton TetovaSot. Meta përmes profilit të tij në Facebook ka shkruar se faktori politik shqiptar ka pasur dhe ka një rol dhe kontribut të pazëvendësueshëm në proceset jetike të transformimit të brendshëm social dhe politik, si dhe për rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut.
“Takim i përzemërt me Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi. Faktori politik shqiptar ka pasur dhe ka një rol dhe kontribut të pazëvendësueshëm në proceset jetike të transformimit të brendshëm social dhe politik, si dhe për rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut” ka shkruar Meta./TS