Temperaturat më të ulëta regjistrohen në Mavrovë, Krusheva me më së shumti borë

Me -5 gradë Celsius, Hanet e Mavrovës në mëngjes janë me temperaturë më të ulët në shtet, pas çka vijojnë me -4 Kodra e Diellit, -2 Krusheva dhe me -1 Kumanova dhe Dibra.

Zero gradë janë regjistruar në Manastir, Prilep, Shkup – Zajçev Rid, Shkup – Petrovec, Shtip, Vinicë dhe Demir Kapi, një në Strumicë, Ohër dhe Pretor, dy në Kriva Pallankë dhe Berovë, tre në Gjevgjeli dhe Dojran.

Më së shumti borë ka në Krushevë, ku shtresa e borës është 16 cantimetra, në Pozharan 15, 12 në Gjurishtë, shtatë në Shkup –Zajçev Rid, pesë në Shkup –Petrovec, katër në Manastir, tre në Dibër, dy në Topolçan, ndërsa një centimeter bore ka në Kumanovë.

DPHM informoi se në mëngjes në rrethinën e Prilepit ka goditje të erës nga drejtimi verior edhe deri 40 kilometra në orë. Në ora 7, borë është vërejtur vetëm në Pozharan, mbi fushëgropën e Pollogut.

Për sot paralajmërohet mot kryesisht me vranësira me të reshura të përkohshme lokale, kryesisht të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë prej 2 deri 6 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira, pasdite me borë të përkohshme. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 3 gradë.