SPB me aktivitete të vazhdueshme për rregull dhe siguri më të madhe me parkingjet në Tetovë dhe Gostivar
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë edhe këtë muaj vazhdon me aktivitete të vazhdueshme për rregull dhe siguri më të madhe me parkingjet në Tetovë dhe Gostivar. Gjatë muajit janar, deri më sot (28-janar) në rajonin e Tetovës janë ndërmarrë gjithsej 444 masa, të cilat kanë mbuluar po aq automjete të parkuara ilegalisht, kryesisht në rrugët “Ilinden”, “Iliria” dhe “Boris Kidric” informon Tetovasot. Për 303 nga pronarët e automjeteve janë përgatitur parashtresat përkatëse, ndërsa për 141 vërejtje me shkrim. Shumica e të sanksionuarve kanë qenë të parkuar në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishta” dhe në vende të palejuara, gjë që pengonte ndjeshëm lëvizjen normale të pjesmarësve të tjerë të trafikut.
Dje (27-janar) në Tetovë janë sanksionuar 15 automjete të parkuara gabimisht, më së shumti në zonën qendrore të qytetit, ku në fakt ka frekuencën më të madhe të automjeteve dhe këmbësorëve, sidomos në periudhën prej orës 10 deri në 18:00.