-ads3-

Ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes, i ka dorëzuar flamurin amerikan ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska si shenjë e meritave për bashkëpunim në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.Shekerinska është ministrja e parë që i jepet flamuri amerikan si simbol dhe njohje për bashkëpunimin, partneritetin dhe aleancës së forcuar me SHBA-në.

“Falë vizionit dhe ndikimit tuaj, Armata e Maqedonisë së Veriut po modernizohej me shpejtësi dhe po shkonte përpara në integrimin e plotë në NATO. Si anëtari më i ri i Aleancës, Maqedonia e Veriut është tashmë kontribuues i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë. Nën udhëheqjen tuaj, SHBA dhe Maqedonia e Veriut e kanë thelluar më tej bashkëpunimin e tyre si asnjëherë më parë në bashkëpunimin 28-vjeçar në mbrojtje të dy vendeve, gjë që konfirmon më së miri zhvillimin e “Krivollak” në zonën më të mirë stërvitore në Evropë”, u shpreh ambasadorja e SHBA-ve, Kejt Meri Bërnz.

Ministrja Shekerinska shprehu kënaqësinë që së bashku të dy vendet shkruan historinë dhe treguan se distanca gjeografike prej disa mijëra kilometrash mund të shndërrohet në afërsi dhe të ndajë të njëjtat vlera.

“Ne vendosëm një rekord për bashkëpunimin në mbrojtje dhe treguam se distanca gjeografike prej mijëra kilometrash mund të kthejmë në afërsi kur I ndajmë ato vlera.Vlera që aktualisht janë duke u testuar. Ne qëndrojmë së bashku në anën e demokracisë, të drejtës për të zgjedhur, paqes dhe stabilitetit në zonën më të gjerë euroatlantike, ku tani njëri-tjetri, një popull mik i të dy vendeve, po zhvillon betejë për lirinë politike për të përcaktuar të ardhmen e tij”, theksoi ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Gjatë këtyre viteve janë zbatuar mbi 41 stërvitje të përbashkëta të kryera me afërsisht pesë mijë pjesëtarë të Armatës sonë dhe më shumë se tre mijë pjesëtarë të Armatës amerikane, rreth 100 stërvitje dhe trajnime, plane të përbashkëta dhe rezultate të dukshme në Krivolak, si dhe projekte për modernizimin e Forcave të Armatosura theksoi Sheqerinska.