Shaqiri: Mësimi me prezencë fizike, dëshirë e nxënësve

Kanë mbetur edhe pak ditë që të fillojë procesi mësimor në vend i cili me propozim të ministrisë për Arsim dhe shkencë sipas rekomandimeve të Komisonit për sëmundje ngjitëse dhe vendim të Qeverisë është shtyrë për disa ditë. Në një intervistë ekskluzive për Indeks.mk, ministri Jeton Shaqiri flet për procesin mësimor, si do të zhvillohet ai si dhe për projekte tjera kapitale që kjo ministri po planifikon.

Me vendim të Qeverisë dhe propozim të ministrisë për Arsim, gjysëmvjetori i dytë shkollor fillon me 1 Shkurt. A jeni të përgaditur për nismë të suksesshme të vitit shkollor?

Shaqiri: Siç e dini më në periudhën që kaloj gjysëm vjetori i dytë shkollor duhet të fillonte me datën 20 por për arsye të vendimit të cilën e sollëm të përbashkët, gjysëm vjetori i dytë shkollor do të filloj me datën 1 shkurt, e them këtë gjë e përmenda se ne, vendimin e parë e sollëm duke pasur parasysh një analizë më të zgjeruar të cilën e bëmë por mbrenda kohës kishim edhe rekomandimin dhe disa këshilla edhe nga ana e UNICEF-it për të filluar vitin e ri shkollor edhe me prezencë fizike, jemi në periudhën e tashme dhe si ministër kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm dhe kemi pasur dy komunikime të rregullta me gjithë drejtorat e shkollave fillore dhe shkollave të mesme në të cilët kam dëgjuar nga afër kërkesat nevojat ose problemet dhe shqetsimet të cilët i kanë drejtorët në procesin e menaxhimit dhe drejtimit të institucioneve të tyre arsimore. Nga komunikimi nuk më ka dal që të kem një kërkesë përveq në situata shumë pak të vogla për arsye të investimeve kapitale siç janë disa shkolla do të thot drejtorët e shkollave nuk kanë paraqitur shqetësimin për të pas një numër të konsiderueshëm të femijëve ose të stafit mësimdhënës të cilët e kanë në shkollat e infektuara, kjo më tregon që gjithë drejtorët e shkollave janë të pregaditur por për mua është shum si gjë e rrëndësishme në këto ditë që ka qenë ky diskutim kam marë shumë porosi nga fëmijët dhe nga nxënës qoftë nga arsimi fillor apo ai i mesëm të cilët janë shumë të lumtur që viti i ri shkollor do të filloj në datën 1 shkurt dhe të gjithë mezi po presin me padurim që të jenë prezent në bankat shkollore për të vazhduar mësimin. Është e rëndësishme fakti se jemi të gjithë të vetëdijshëm që prezenca fizike nëpër shkolla jep një rezultat më të mirë në procesin mësimdhënës dhe të njejtën kohë është e vërtetuar që kjo ka treguar që është më efektive dhe produktive për procesin mësimor, të gjithë duhet të ju përmbahemi protokoleve, masave mbrojtëse dhe të rruajmë shëndetin por jemi në një situatë të një virusi ku është me shumë të panjohura ndërsa procesi që varet nga ne mund të menaxhohet dhe të kontrollohet nga ne.

A jeni të shqetësuar për numrat në rritje me infektime me Covid, a janë marrë të gjitha masat për shëndetin e nxënësve dhe arsimtarëve?

Shaqiri: Më besoni që përveç numrave të cilët ashtu siç po i ndjek edhe opinioni i gjërë po i ndjekim edhe ne si ministri, ne do të jemi në komunikim ditor të vazhdueshëm me gjithë shkollat për të parë edhe nga afër numrat të cilët do i kemi nga vet shkollat, të cilët do të jenë për lëvizjen e nxënësve pasi që të filloj viti i ri shkollor. Por për vendimin e sjellë kemi pasur parasysh dhe rekomandimin e komisionit për sëmundje ngjitëse i cili na ka udhëzuar që viti i ri shkollor të filloj me prezencë fizike, që do të thotë se kur fëmijët janë prezent në bankat shkollore duhet respektuar protokolet duke ruajtuar njëri tjetrin kanë dëshirën dhe vullnetin që e duan shumë arsimin dhe besoj që e kanë gadishmërinë që të mbrohen mbrenda periudhës kohore që kur edhe janë në pushime, që ndonëse nuk iu përmbahemi protokoleve ose nuk mbrojmë shëndetin përsëri jemi në risk potencial për tu infektuar. Do të thotë ashtu siç ka sjellë komisioni çdo lloj vendimi për çdo lloj aktiviteti tjetër ku kanë analizuar edhe anën epidemologjike dhe shumë tregues tjerë të rëndësishëm ashtu edhe kësaj radhe na japin rekomandimin që mësimin të fillojmë me prezencë fizike. Dua të përmend edhe faktin që edhe shtetet për rreth nesh, ku po thuaj që numrat janë të lartë si Republika e Shqipërisë, arsimi është zhvilluar në mënyrë fizike kanë pasur një ndërprerje 3 ditore për arsye të temperaturave por përsëri janë kthyer me prezencë fizike ashtu do të veproj edhe Kosova ashtu do të veprojë Mali i Zi, Republika e Sërbisë, Bullgarisë e këshu me rradhë në këto shtete të cilët i kemi rreth e rrotull, por nuk do të thotë që në fillimin e procesit mësimor ne duhet të ruhemi siç ruhemi në jetën e përditshme. Të respektohen protokolet, është diskutim i çështjes për të diskutuar protokolet çdoherë rekomandim i komisionit do të jetë parasysh sepse të dhënat më të rëndësishme i kanë rekomandimet të cilat kanë komisionet sepse ato bëjnë një analizë më të zgjeruar në kordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Unë jam i lumtur edhe një herë për faktin që fëmijët po presin me padurim fillimin e shkollave me prezencë fizike po presin me padurim të dëgjojnë leksionet e mësimdhënësve të tyre, ky është një ndër lajmet më pozitive, ka pjesë edhe një pjesë që hap diskutim por kuptohet që çdoherë në komunikim të vazhdueshëm në prezencë fizike kemi gjysëm vjetorin e parë ku kishim po të njejtin proces, në qoftëse në periudhën të cilën do të jemi në fillim do të respektojmë të gjithë protokolet dhe masat, do të jemi të mbrojtur dhe do të shohim çdo lëvizje, prezenca fizike në mësime është shumë e rëndësishme në procesin edukativo mësimor për të mirën e gjithë fëmijëve.

Shkollat në Vizbeg dhe Bllacë tashmë po ndërtohen, ndërsa shkollat në Idrizovë dhe Veles mbeten akoma pa filluar. А keni plane për përmbyllje edhe të këtyre dy shkollave?

Shaqiri: Është një arritje shumë e rëndësishme në këtë periudhë të dy shkollat të cilat kanë filluar dhe është një përkushtim i cili është bërë nga ana e Qeverisë që i kanë ndjekut procedurat dhe nga ana e Zëvedëskryeministrit të parë z. Artan Grubi që këto dy shkolla në komunikim të vazhdueshëm me ministren paraprake së shpejti po bëhen realitet, ashtu siç ka qenë ky përkushtim në këtë periudhë edhe do jetë po thuajse edhe më i madh edhe përkushtimi im në periudhën e ardhëshme kohore për të ndjekur të gjithë çështjet e dokumentacionet për të parë nga afër ndonjë vështirësi nëse kemi me çështjet e dokumentacionit që edhe dy shkolat tjera së shpejti të bëhen realitet, në kompletimin e këtyre procedurave duhet të dijmë se përbëhen edhe nga dokumentacionet me karakter teknik. Kuptohet duhet të planifikohen edhe mjete me organizim por unë kam gatishmëri që kur dokumentacionet të jenë gati të jem në komunikim të vazhdueshëm që edhe këto dy shkolla të bëhen së shpejti realitet por siç thashë është për tu përshëndetur fakti që dy shkollat më janë në proces investues, janë drejtë realitetit për në periudhën e ardhshme kohore është në prioritetet edhe këta dy shkollat tjera të cilët ju i përmendët.