Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka filluar sot vizitën treditore në Maqedoninë e Veriut.
Para se ti fillojë takimet me krerët shtetërorë, ai është mysafir sonte në ClickPlus në TV21.
I pyetur, se cilën rrugë zgjodhi, atë të Kombit apo të Arbrit për të ardhur në Shkup, ai me përgjigje:
“Erdha nga Rruga e Kombit dhe shpresoj se në një të ardhme të afërt të vij edhe nga Rruga e Arbrit sapo të përfundojë tuneli. Në të ardhmen do të kemi më të lehtë, do të vijmë nga Rruga e Kombit dhe kthehemi nga Rruga e Arbrit ose anasjelltas”, tha Meta.