Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e ka hapur konkursin për tre çmime për gazetarë, çmimi për vepër jetësore “Krste Petkov Misirkov”, dhe çmimi për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara” si dhe për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për gazetarët nga brenda Maqedonisë së Veriut.
1. Për çmimin për vepër jetësore kandidatët mund të paraqiten me vetiniciativë ose të propozohen nga tre gazetarë. Në aplikimin, përveç të dhënave personale të kandidatit, duhet të dërgohet edhe një përshkrim i shkurtër për arritjet e tij të posaçme që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë e Maqedonisë së Veriut.
2. Kandidatët për çmimin vjetor për gazetari hulumtuese paraqiten me vetiniciativë ose me propozohen nga tre gazetarë. Produktet mediatike duhet të jenë hulumtime serioze gazetareske të botuara në vitin 2021, kushtuar çështjeve të rëndësishme për bashkësinë. Storjet duhet të zbulojnë keqpërdorimet e pushtetit dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ato duhet të jenë origjinale, të mbështetura në fakte dhe të provuara nga burime të ndryshme të informatave. Aplikimi duhet të përmbajë jo më shumë se dy artikuj të botuar gjatë vitit të kaluar.
3. Për çmimin për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2021 mund të paraqiten gazetarë që kanë publikuar lajme në media lokale ose rajonale, ose mund të jenë edhe korrespodentë në mediat kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Paraqitja për këtë kategori mund të jetë me vetiniciativë ose me propozim nga tre gazetarë. Edhe për këtë çmim mund të dërgohen jo më shumë se dy artikuj të botuar gjatë vitit të kaluar.
Në aplikacionin për çmimin për gazetari hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale duhet të dërgohen hallkë funksionale nga storjet e publikuara, ndërsa nëse dërgohet materiali nëpërmjet të postës atëherë storja duhet të jetë në formë të shkruar ose të incizuara në CD / USB.
Aplikacionet duhet të dërgohen në SHGM jo më vonë se 15 shkurt të vitit 2022.
Më shumë informata ka në këtë LINK.