Disa rajone të vendit sot u zgjuan me reshje të borës. Sinoptikanët thonë se intensiteti I reshjeve do të ulet, por do të pasojë mot I ftohtë.
Këto ishin pamjet e sotme të rreshjeve të borës në disa pjesë të Qytetit të Shkupit..
Reshje të borës ka pasur në shumë vise të vendit gjë që ka shkaktuar edhe kufizimin e lëvizjes së automjeteve të rënda dhe vendosjen e masave ndaluese.
Nga Shërbimi metereologjik për Klan Maqedoni thanë se përveç reshjeve të borës disa vende ka edhe reshje shiu.
“Që tani kemi rreshje dhe atë kryesisht të rreshura nga orët e mesditës më shumë bore ka nga veriu. Nga juglindja kemi rreshje intensive të shiut. Sasitë janë më të rrëmbyeshme, kështuqë deri nesër në mëngjes në disa vende do të kemi rreshje prej 25 litra për 24 orë, por në disa vende do të arrin edhr 30 litra për 24 orë. Rreshjet kryesisht nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të jenë kryesishtë nga borë dhe atë në pjesën perendimore dhë në vendet më të larta”, deklaroi sinoptiku Boris Sekiraski.
Sipas sinoptikanëve, ditëve në vijim, reshjet do të jenë me intensitet më të ulët.
“Dikund do të kemi paraqitje të vogël të borës dhe do të mot me erë. Edhe tani kemi kryesisht erë veri perendimore, dhe gjatë natës dhe kryesisht nesër do të fuqizohet era veriore. Temeraturat e mëngjesdit nuk do të jenë edhe aq të ulta nga minus 1 deri në 4 grad. Ndërsa ato të ditës prej pre 3 deri 6 grad. Ditëve në vijim d o të jetë më ftohtë sidomos në mëngjes . Të enjten dhe të premten do të kemi temperaturë dikund edhe minus 10 grad, ndërsa temperaturat ditore në disa vendbanime do të jenë negative edhe gjatë ditës”, deklaroi Sekiraski.
Ndërkohë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë është njoftuar se është tërhequr ndalesa për automjetet e rënda të transportit në drejtimin rrugor Gostivar-Ohër përmes Strazhës, e vendosur në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve intensive të borës në këtë pjesë të rrugës.