Edhe Vllado Buçkovski ka konfirmuar se është shkarkuar nga Qeveria.
Se pse erdhi deri te shkarkimi kur dihet se në postin e negociatorit kryesor ai ishte riemëruar më 30 nëntor, Buçkovski për TV21 tregon shkakun:
“Me qasjen e re të negociatave, MPJ (Ministria e Punëve të Jashtme) e dy shteteve (Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë) dhe pesë grupe të punës do t’i udhëheqin negociatat”, tha Buçkovski.