Policia në aksion gjatë fundjavës, gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut


Ministria e Punëve të Bendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara policore në fushën e komunikaciont.

Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 191 masa, mes tyre më shumë për ngasjen e veturës jashtë shpejtësisë së lejuar = 58, 20 masa për ngasje pa patentë shoferi, pesë sanksione për vetura të parregullta teknikisht.

Janë shqiptuar katër masa për shofer fillestar, pesë për bisedë në telefon, pesë për kalim në sinjal të mbyllur, 26 për ngasje nën ndikim të alkoolit.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë dhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojmë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e trafikut, kjo me qëllim që të rritet siguria në trafik.