Policia e Tetovës ndalon një autobus nga Prilepi me defekte teknike

Dje rreth orës 14:30 në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policor të SPB Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor- Tetovë kanë ndaluar një autobus me targa të Prilepit, i cili po transportonte nxënës nga Prilepi në ekskursion në Kodrën e Diellit informon Tetovasot. Autobusi i cili është dërguar menjëherë për kontroll teknik është konstatuar se ka pasur defekte teknike dhe më pas është përjashtuar nga qarkullimi. Kundër drejtuesit të autobusit, personit juridik dhe personit përgjegjës, janë përgaditur përkatësisht do të pasojnë parashtresat përkatëse, ndërsa autobusi do të jetë jashtë funksionit deri në eliminimin e mangësive teknike.Ts