Sanksionet e SHBA-së për dashakeqin e rajonit Milorad Dodik i ka përshëndetur edhe kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
“E përshëndes vendimin e Ministrisë së Financave të SHBA-së në lidhje me kërcenimet e vazhdueshme për stabilitet dhe integritet territorial në BH. Maqedonia e Veriut e përkrah sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe e dënon çdo akt që e prish stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike”, ka shkruar në rrjete sociale Osmani. Dje SHBA-së kanë vendosur sanksione ekonomike për Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së B&H. Së fundmi, Dodik, me veprime politike po inicon destabilizim të B&H.