Përfundon mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive për masat e reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive kanë diskutuar për më tepër masa për të cilat në mënyrë shtesë do të merren vendime dhe konkluza.
Komisioni ka shqyrtuar edhe propozimin për shkurtimin e kohës për izolim të personave pozitiv me koronavirus, të cilët janë raste asimptomatike.
Për këtë propozim anëtarët do të sjellin vendim në ditët në vazhdim.
Në takimin e sot Komisioni ka diskutuar edhe për ndryshimin eventual të gjysmëvjetorit të dytë të viti shkollor 2021/2022.
Vendimi në lidhje me këtë propozim do të miratohet para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, sepse do të jetë e rëndësishme se si do të jetë gjendja epidemiologjike në shtet.
Vendimi për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë do të miratohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arismit dhe Shkencës. /