Parkingjet në Tetovë, ta mbështesim Bilall Kasamin

Shkruan: TetovaSot

Bilall Kasami nuk do mund kurrë t’ia dalë i vetëm në betejën për një Tetovë ndryshe. Kjo është e vështirë derisa të ndryshojë edhe mentaliteti i qytetarëve në betejën e përbashkët, jo për një qytet bindjesh politike, por për një të tillë që e duan prej kaq kohësh qytetarët.

Janë dy palë që mund tu japin fund shumë problemeve me të cilat prej kohësh përballet Tetova që ka të bëjë me infrastrukturën, ujin, parkingjet dhe jo vetëm. Kreu i Komunës, Bilall Kasami sot dha një lajm që mund ti japë fund kaosit urban përmes parkingjeve, por Kasami nuk mund ta bëjë këtë pa ndihmën e të gjithëve pa dallim etniteti dhe bindjeje politike.

“Momentalisht, ndërmarja e Tetovës posedon 420 parkime zonale dhe 220 parkingje të mbyllura. Në bazë të planit tonë, 425 vende do të jenë parkime zonale, të mbyllura 775, dhe në kate 1890, ndërsa gjithsej do kemi 3.090 vend parkime shtesë” u shpreh Kasam isa I përket gjendjes momentale për parkingjet në Tetovë.
A duhet ti besojmë se do të ndërtohen këta parkingje. Besimi lidhet edhe me vetë kontributin e qytetarëve për të mbështetur këtë iniciativë duke e rregulluar Tetovën.

Të gjithë duan të ketë parkingje, por mos paguajmë.Të gjithë duam rrugë të çliruara, por i parkojmë veturat ku është më afër.Të gjithë duan trotuare për këmbësorët, por veturën e parkon në trotuare para shtëpisë sepse aty e ka derën e hyrjes në shtëpi dhe nuk e fut brenda. Të gjithë poashtu shajnë e fyejnë përse nuk ka parkingje, por askush nuk do që të paguajë. Nëse e duam një qytet ndryshe, me parkingje e rend , me trotuare të liruara, atëherë duhet ti japim mbështetje kryetarit aktual.

Për të vepruar, ne duhet të gjithë ti japim forcë e besim që ta bëjë këtë. Pastaj e mira do vijë patjetër. Kasami duhet të mbështetet për shumë arsye duke lënë anash inatet, mëritë me njëri-tjetrin sepse në fund të fundit Tetova nuk është as e BDI-së, as e Besës, as e ASH-së dhe as e PDSH-së e Alternativës, por ajo është e gjithë tetovarëve. Ti japim pra bshkërisht mbështetje maksimale kryetarit për parkingjet, për projektet në interes të qytetarëve në sfidat e përbashkëta dhe në të mirat e përbashkëta.
Çfarë ka Shkupi për shembull që ka zgjidhur gati 100% problemin e parkingjeve dhe Tetova nuk mundet ta bëjë ?! Ti ndihmojmë Komunës që të mund edhe ajo të na kthejë në të njëjtën monedhë .Të bashkëpunojmë si qytetarë dhe mos adresojmë pandërprerë kritika pa fund dhe mos e shohim një qytet që e duam të gjithë të jetë, më ndryshe, më i mirë, më i jetueshëm dhe më i pastër e i rregulluar. Të bashkëpunojmë me Komunën dhe administratën e saj dhe të fillojmë të paguajmë parkingje edhe në oborret e uzurpuara para ndërtesave.
Ta bëjmë këtë edhe nëpër vendet ku nuk paguhet që të rregullohen poashtu parkingje me pagesë. Të bëhet gjithashtu çdo lagje me pagesë. Nëse vërtetë e duam këtë qytet atëherë duhet bashkërisht të parët që duhen ndërmarë iniciativa në të mirën e përgjithshme për çështje të lartëpërmendura. Të gjithë duam rend si në Shkup, por nuk duam të paguajm si në Shkup. Në këtë drejtim komuna duhet të merr inciativë që lagjet ku parkohen veturat të jetë me pagesë, rrugët të jenë me pagesë le të caktohet një çmim si dhe të paguaj cdo qytetarë që parkon në vende publike.

Bilall Kasami është një, ndërsa ne jemi shumë. Pa njëri-tjetrin, pa bashkëpunim do ta shohim qytetin tonë ku jetojmë të zaptuar nga kaosi, nga e keqja dhe do vajtojmë pandërprerë. Këtë mund ta ndalim së bashku për të nisur epokën e ndryshimit sepse koha është tani.

Tetova e meriton të jetë qytetet me parkingje, me ujë të pijshëm me rrugë të rregulluara, me shkolla të ndërtuara dhe me një kulturë të ngritur. Të bëhemi bashkë për të ndryshuar Tetovën.