Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të kërkojë të formohet një Fond i veçantë për mjedis të jetesës në të cilin do të hyjnë paratë nga taksat ekologjike që i paguajnë firmat e sektorit privat dhe nga qeset e biodegradueshme për bartjen e mallrave që i paguajnë qytetarët.
“E mbështesim idenë për formimin e një Fondi për mjedis të jetesës dhe patëm takime brenda në Ministrinë tonë me sektorin për financa që të informohemi më mirë sa mjete dhe kompensime nga paga e sektorit privat vijnë. Deri tani plotësisht shkonte në buxhetin qendror”, tha Nuredini në takimin e sotëm me gazetarët dhe shtoi se tani për tani nuk ka të dhëna të sakta sa mjete hyjnë për këtë qëllim.
Theksoi se sipas ligjeve ndotësit duhet të paguajnë.
“Nëse ka mjete nga kjo do të ketë edhe mjete për Fondin për mjedis të jetesës. Është një lajm i mirë që në komisionin kuvendor tashmë ka kaluar ndryshimi i Ligjit për mjedis të jetesës i cili do të mundësojë që shteti t’i evidentojë pikat e nxehta. Mendoj se së shpejti do të kalojë edhe në Kuvend dhe me këtë ne do t’i identifikojmë pikat e nxehta në shtetin tonë siç janë OHIS-i, Lojan, Jugohromi,…dhe do t’i obligojmë subjektet private të fillojmë plane për rehabilitim e këtyre pikave”, tha Nuredini.
Përkujtoi se në Qeveri ka kaluar ligji për inspektime dhe tashmë është në procedurë kuvendore me të cilin, siç tha, do të mundësohet që inspektorët të bëjnë kontroll në objektet me A-leje të integruar ekologjike pa paralajmërim paraprak.