Një erdhi, të gjithë të tjerët ikën, shpartallohet Lëvizja Besa

Rrugëtimi im në Lëvizjen Besa ka filluar para dy viteve dhe deri në momentin që po e shkruaj këtë postim.
Koha kur unë u antarësova dhe fillova altivitetin tim ishte ajo kohë kur Lëvizja Besa në sytë dhe mendjet e gjithkujt dukeshte si shpresë dhe dritë në fund të tunelit. Por ishte kështu, deri në momentin kur partia filloi të shërbejë si mundësi pasurimi e përfitimi nga indivitë të caktuar, gjë kjo e cila rrënon imazhin dhe then të gjitha pasqyret e idealeve për të cilët flisnin në kohën kur unë u antarësova.
Në fillimet e mia, gjeta përkrahje të parezervë të figurave kyçe dhe themeluese të Lëvizjes Besa si Kastriot Rexhepi , Sedat Ramadani dhe njëri nga kuadrot profesionale siç është Muhamet Aliju , dhe në momentin kur këto figura nuk janë prezente në atë subjekt, atëherë edhe vet prezenca ime do të ishte e pakuptimtë.
Asnjëherë, asgjë nuk kam kursyer ndaj subjektit që unë i takoja, ndaja kohën time të çmur, angazhohesha që në mënyra të ndryshme ta ndihmoj atë, si me ndihmën që jepja për të organizuar aktivitete të ndryshme, si sjellja e familjarëve dhe shoqërisë për të qenë pjesë e subjektit që e konsideronim si tonin, si subjekt që gjenim qetësinë shpirtërore dhe e konsideronim madje edhe si familje çdo antarë të saj, por sot e ndjej të nevojshme që edhe t’u kërkoj falje për gjendjen në të cilën jemi sot dhe shëndrrimin e partisë në diçka që skishte qenë asnjëherë, e plaçkitur e privatizuar dhe ku mungon demokracia.