Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër ZH.G (55) nga Koçani, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “shantazh”.
Në gjysmën e dytë të gushtit 2021, i pandehuri ka siguruar fotografi të një gruaje nga një fshat i Koçanit me përmbajtje komprometuese, pas së cilës u’a ka treguar dy grave të tjera dhe më pas ka shantazhuar të dëmtuarën që t’i japë 5000 euro për mospublikimin e fotove.