Çështjet e mëdha dhe teër senzitve për vendin, në këtë rast edhe për kombin, nuk është mirë t’i zhvilojnë politikanë të emëruar nga ndonjë parti e caktuar.Qëndrimet për çështje të tilla duhet të ndërtohen nga elita intelektuale e vendit, pa marë parasysh përcatimet e tyre partiake, vlerëson ish publicist dhe politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Mahi Nesimi. “Problemet që trajtohen nuk i tagojnë vetëm përkrahësit e pushtetit, por qytetarët e mbarë vendit, e në këtë rast ara së gjithash të maqedonasve. Sa kam unë informacione, grupet punuese të plës maqedonase janë të përbëra vetëm nga përfaqësues të pushtetit”, thotë Nesimi në një intervstë për mkd.mk.
Sipas tij diplomacia e Maqedonisë së Veriut është shkurtëpamëse dhe nuk shikon “pas maleve”.
“Rrugëtimin drejt BE-së ne e filluam në vitin 2005, bashkë me Kroacinë. Në atë koha unë isha ambassador i Republikës së Maqedonisë në Zagreb. Në vitin 2013 Kroacia u bë anëtare e plotë e BE-së. Ne ende nuk i kemi filluar negociatat. Kam përshtypjes se me anëtarësimin e Kroacisë në BE është rrumbullakësur dëshir e përbashkët e të gjitha vendeve anëtare për zgjerim. Kuptohet se këtë nuk do ta thotë asnjë vend antar, por punët si duket lëvizin n atë drejtim”, shprehet Nesimi.