Nesër do të bëhet varrimi i Rexhail Qerimit


Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi nga fshati Opajë, i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa”.

Familjari i të ndjerit, Muhamed Dauti, i ka thënë Open-TV se varrimi i Rexhail Qerimit-Komandant Runica do të bëhet nesër (e enjte, 28 janar). Ende nuk dihet nëse do të varroset në fshatin ku ka jetuar Opajë ose Runicë prej nga e ka origjinën.
“Po, Rexhaili do të varroset nesër, për shkak se ka vëllezër dhe të afërm të tjerë në kurbet. Duhet ti presim edhe ata për të marrë pjesë në lamtumirën e tij të fundit”, deklaroi Muhamed Dauti, familjarë i afërt i Rexhail Qerimit./Open-TV/