Derisa ekspertiza sjell momente të reja, gjykata nuk guxon të mos procedojë në hapjen e rastit, vlerësojnë ekspertët duke komentuar zhvillimet e fundit mbi rastin “Alfa”, shkruan Alsat.
Bashkim Selamani konsideron se mentaliteti i gjykatësve në Maqedoninë e Veriut ka krijuar bindjen se drejtësia është selektive. Sipas tij, një trup gjykues i pavarur duhet merret me të gjitha rastet gjyqësore për të cilat ka dyshime se janë të montuara.
“Është çështja e ekspertizës ajo e cila e përcakton në mënyrë të saktë, shkaqet, fajësinë dhe autorët. Do të ishte mirë të krijohet një trup gjykues i veçantë në kuadër të ekspertëve dhe turpeve gjykues t’i shqyrtojnë këtë rast dhe të tjerat të cilat nuk janë problem vetëm i karakterit individual, por është edhe rast i nivelit ndërkombëtar sepse Maqedonia e Veriut pikërisht me këto raste ka rënë nga provimi i jurisprudencës dhe gjyqësorit në përgjithësi”, tha Bashkim Selmani, profesor.
Selmani shton se në këtë pjesë duhet të ndikon edhe politika, përkatësisht përcaktimet programore të Qeverisë.
“Kur ka raste politike e pamë edhe rastin e Mijallkovit dhe shumë të tjerë. Kishte disponim politik dhe u liruan. Nuk mundet katër raste maqedonase të lirohen ndërsa për autorët shqiptar të mos vlejë e drejta e njëjtë. Pjesa dërmuese e gjyqtarëve maqedonas kanë një qasje të cilën nuk e themi ne, por studimet e fundit flasin se kur janë në pyetje shqiptarët dënimet janë maksimale, ndërsa për maqedonasit dënimet janë shumë të ulëta. Pra kemi gjyqësorë ndryshe për shqiptarët dhe ndryshe për maqedonasit”, u shpreh Bashkim Selmani, profesor.
Ekspertiza e ofruar nga mbrojtja në rastin “Alfa” akoma gjendet në Gjykatën Penale nga ku pret miratimin nëse ky rast shkon ose jo në rigjykim. Jo zyrtarisht Gjykata Penale në fillim të muajit shkurt pritet të kërkojë mendimin e Prokurorisë Publike mbi ekspertizën e përgatitur jashtë vendit, për të proceduar më pas në hapjen ose jo të rastit. Burime nga gjykata thonë se gjykatësja e cila duhet të procedon ka rezultuar pozitiv në Kovid-19 dhe pas rikuperimit pritet të ndërmerr veprime konkrete.