“Në BigCommerce+ vetëm qarkullimi 80 milionë euro”, Abazi nga CryptoTresor: Qytetarët i kanë bërë dëm njëri-tjetrit nga lakmia

Median Abazi nga Crypto Tresor në ClickPlus në TV21 tha se dyshon që në BigCommerce+ janë investuar shumë më tepër se 80 milionë euro.

“30 për qind të të hollave që ka gjeneruar pala e tretë i tretë, viktima, kushtimisht ta them, ka qenë income pasiv i personit në fjalë që ka referuar. Këtu realisht janë gjeneruar shumë të holla. Për këtë shkak e thash, ndoshta 80 milionë ka qenë qarkullimi, mirëpo si skemë mashtrimi nuk ka qenë aq. Veç është bërë bartja e lekëve nga një xhep në tjetrin realisht”, tha Abazi.

Abazi shpjegon sistemin e skemës BigCommerce duke thënë se qytetarët kanë mashtruar njëri-tjetrin, duke u angazhuar për të futur sa më shumë njerëz me qëllim që të përfitojnë personalisht.

“Nëse është bërë dëm, është bërë dëm ndaj individit, jo ndaj komunitetit. Sepse këtu realisht i kanë bërë dëm njëri-tjetrit, nga lakmia. Nëse unë tash ka potencial për t’i fituar 30 për qind, unë do të bëj çmos në shpërndarjen e kësaj platforme”, deklaroi Abazi.