Nata më e çmendur kryesisht kaloi në atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha. Ky është vlerësimi i përgjithshëm i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filiipçe për natën e fundit të vitit që e lamë pas.
Ai bëri me dije se në Klinikën e Toksikologjisë janë pranuar 17 personave të cilët janë sjellë në gjendje të alkoolizuar. 7 prej tyre ishin të mitur. Ministri Filipçe thekoi se të gjithëve u është ofruar ndihmë dhe se janë lëshuar në shtëpi.
Edhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski vlerësoi se nata e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht e qetë me incidente të vogla. Janë arrestuar 12 persona, kryesisht për shkak të prishjes së rendit publik dhe përleshjeve fizike.
Ky është viti i dytë me radhë i cili, sipas vlerësimeve të autoriteteve kompetente, ka kaluar në atmosferë të qetë. Për pritjen e vitit 2021, 10 persona përfunduan në Toksikologji, dhe 10 të tjerë në Urgjencë. Nuk ka pasur shumë aksidente rrugore, përleshje fizike ose prishje të rendit dhe qetësisë publike.