Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në laboratorinë për virusologji të Institutit për shëndet publik, janë bërë analiza për detektim të llojit Omikron të virusit SARS CoV2. Nga 56 ekzemplarët e përpunuara pozitivë në SARS CoV2, siç thuhet, 33 janë pozitivë në llojin Omikron të virusit, që është 59 për qind nga rastet pozitive.
Ky variant u detektua te 16 pacientë nga Shkupi, 10 nga Ohri, katër nga Tetova, dy nga Kavadari dhe një nga Koçani.
Te tre pacientë nga Shkupi në të njejtën kohë u detektua kombinim i dy viruseve Influenza A dhe SARS CoV2, informojnë nga Ministria.