“Marrëveshja me Republikën e Bullgarisë paraqet gabim, sepse nuk ka reciprocitet. Puna më e rëndëdsihme dhe e vetme që ne e kërkojmë si Republikë e Maqedonisë është të ketë reciprocitet. Nëse Bullgaria kërkon që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës përse atëherë maqedonasit të mos jenë pjesë e Kushtetutës së tyre”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Vllado Misajllovski në paraqitjen e djeshme në emisionin “Flej nëse mundesh” në televizionin Alfa.
Misajllovski shtoi se çështja e pakicës maqedonase në shtet të tyre u bë enigmë, por realiteti është tjetër. Në Bullgari ka pakicë maqedonase dhe nuk duhet të turpërohemi nga kjo.
Misajllovski nënvizoi se apsolutisht aspak nuk janë zvogëluar privilegjet. Kjo që po ndodh me korupsionin dhe krimin në shtet është turp.
“LSDM nuk mund të sjell asgjë të re sepse tek ata mbizotëron klientelizmi. E frikshme dhe e dhimbshme që askush nuk ndërmerr përgjegjësi”, shtoi Misajllovski.