Në Universitetin e Tetovës, sot qëndroi për vizitë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Në UT ministri u prit nga Rektori Prof. Dr. Reshat Qahili, prorektori për Arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti, prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Sekretari i përgjithshëm, Jur. dipl. Adem Beadini dhe Prof. Dr. Faton Shabani, profesor në Fakultetin Juridik.
Në këtë takim pune u diskutua për veprimtarinë arsimore-shkencor që e zhvillon Universiteti i Tetovës, projektet kërkimore-shkencore, bashkëpunimin ndëruniversitar me universitetet nga vendi dhe më gjerë. “Fillimisht ju urojmë për emërimin tuaj në këtë dikaster tejet të rëndësishëm për vendin, shoqërinë dhe zhvillimin e përgjithshëm. Ne edhe më herët kemi pasur një bashkëpunim korrekt me dikasterin që ju tashmë e drejtoni dhe besojmë se të njëjtin bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen duke i intensifikuar marrëdhëniet institucionale në më shumë fusha, si në arsim, shkencë, por edhe në investimet infrastrukturore. Universiteti ynë e përmbylli semestrin e kaluar sipas parashikimeve dhe arritëm që edhe përskaj zhvillimeve me pandeminë Covid-19, ne i realizuam të gjitha objektivat e procesit mësimor duke mos lënë anash edhe veprimtari të tjera në lëmin e kërkimeve shkencore, si dhe aktivitete të tjera me interes për arsimin e lartë”, theksoi Rektori Prof. Dr. Reshat Qahili.
Rektori, po ashtu e njoftoi ministrin edhe me punën intensive që e zhvillon Universiteti i Tetovës në projekte hulumtuese, si konferenca dhe kongrese shkencore, botimin e edicioneve të radhës të revistave shkencore të të gjithë fakulteteve, si dhe bashkëpunime të tjera në funksion të avancimit të hulumtimeve shkencore. Në përmbyllje të fjalës së tij, Rektori Prof.Dr. Reshat Qaili e falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për përfundimin e punimeve në ndërtimin e Konviktit të Studentëve, i cili pritet të jetë në shërbim të studentëve vitin e ardhshëm akademik.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri e përgëzoi udhëheqjen e universitetit për menaxhimin me sukses të veprimtarisë së përgjithshme, sidomos realizimin e procesit mësimor-shkencor në të gjitha njësitë akademike të UT-së. Pandemia Covid-19 e ka vështirësuar punën e punonjësve të arsimit në të gjitha ciklet, por falë angazhimit, përkushtimit të drejtuesve të institucioneve arsimore është përmbyllur gjysmëvjetori i parë i vitit akademik 2021/2022. Në këtë drejtim universiteti juaj meriton të përgëzohet për përfundimin me sukses të ligjëratave në semestrin dimëror dhe urojmë që edhe këtë semestër që do të fillojë të zhvillohet pa pengesa të mëdha. Në prononcimin e tij për mediet, ministri i Arsimit dhe Shkencës deklaroi se ky universitet, i cili funksionon me sukses, përparon dhe zhvillohet tani më 27 vjet me radhë, por edhe të gjithë të tjerët do ta ruajnë entuziazmin në këtë periudhë krize dhe do të vazhdojnë të krijojnë breza nga të cilët presim të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, breza që do të përgatiten mirë, do të marrin gradualisht rolet e të rriturve dhe do të jenë bartës të proceseve dhe ndryshimeve shoqërore.
Vizita e ministrit të Arsimit dhe Shkencës pritet që t’u hap rrugë edhe shumë projekteve të tjera që kanë të bëjnë me investime në infrastrukturë, laboratorë, dhe pajisje teknologjike në kabinete të ndryshme në Universitetin e Tetovës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti takon ambasadoren Zvicrane: BDI nuk është pjesë e skenarëve destabilizuese, nga shtatori do të vizitojmë qytetarët në çdo vendbanim
- “Radoiçiqin, shokun e do shokëve tanë shqiptarë ua hoqi”, Tomë Gashi: Definitivisht “mos” e votoni Albinin
- Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Ka probleme psikologjike dhe ka qenë i burgosur
- Macron para shkuarjes në Serbi: Personalisht do të angazhohem për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit
- VLEN: Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shteti
- Gjinovci për aksionin e serbëve në veri: Kanë nisë mu bo kreativë, se para 1-2 viteve veç me stupca, armë e barrikada protestojshin
- Vdekja e 35 vjeçarit i cili vuante dënimin në Burgun e Idrizovës – Pandov thotë se nuk është kërkuar leje të merret pjesë në varrim
- Mbetet i lënduar një qytetar i cili paraprakisht sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun
- Raportohet për vdekjen e një 2 vjeçareje në Podujevë, dyshohet se u rrokullis nga djepi
- Ademi: VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë