Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Click Plus”, u shpreh se nuk do të dëshironte që Shqipëria që të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejtë Bashkimin Evropian.
Meta thotë se si shtete duhet t’i shtojmë përpjekjet për të shkuar bashkë drejt kësaj rruge dhe për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë dhe që çështjet bilaterale të mos bëhen pengesë për aderimit e ndonjë shteti në BE.
Presidenti i Shqipërisë tha se së shpejti do të vizitojë presidentin bullgar Rumen Radev dhe do të bisedojë për të parë se çfarë mund të bëhet për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar.
Meta foli edhe për “Ballkanin e Hapur”, për të cilën tha se nuk mund të bëj avokatin e një nisme që deri më tani 3 herë e ka ndërruar emrin. Nisma nuk është gjithëpërfshirëse, më shumë ka pasur debate mbi këtë nismë se sa rezultate, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.
Në “Click Plus” u diskutua dhe për tema tjera, mes tjerash edhe tryezën e partive shqiptare të Maqedonisë, për të cilën tha se do të bisedoj me të gjithë subjektet politike shqiptare për të mbajtur të gjallë zotimen në atë tryezë.
Presidenti Meta do të qëndrojë për vizitë 3 ditore në Shkup. Nesër do të takohet me kreun e shtetit Stevo Pendarovski si dhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.