-ads3-

Mërgimtarëve të kthyer në vendëlindje po u kalon pushimi por disa nga ata që shfrytëzojnë autobusët për transport, kanë shprehur pakënaqësinë me muzikën që u lëshohet nga vozitësit.

Siç thonë ata, shoferët gjatë kthimit nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë, po u lëshojnë këngë gurbeti.

Muzika, siç thonë ata, po i bënë të ndihen shumë të mërzitur që po e lënë familjen dhe vendlindjen e tyre.

Poashtu njëri nga ta ka shkruar, se shoferët po u lëshojnë edhe muzikë patriotike. Mërgimtarëve s’po u pëlqen as kjo.

Ndryshe, një numër i madh i mërgimtarëve kohëve të fundit janë duke e shfrytëzuar transportin rrugor me autobusë, pasi biletat janë më të lira kohës së fundit.