Më 22 maj në Strugë do të mbahet “Gara e dytë e poezisë”

Sloganin “vrapojmë recitojmë” më 22 maj të këtij viti në Strugë do të mbahet “Gara e dytë e poezisë”. Kjo ishte konfirmuar në takimin e sotëm të përfaqësuesve të këshillit organizativ me kryetarin e komunës, Ramiz Merko.

“Kjo ngjarje është me rëndësi të madhe për sportin në qytet dhe rrethinë. Nga ky vit “Gara e poezisë” do të ketë karakter internacional. Struga do të jetë nikoqir i një numri të madh të sportistëve të suksesshëm, ateltikëve dhe punonjësve sportivë, si nga vendi ynë ashtu edhe prej shteteve të tjera”, theksoi Merko.

Qëllimi i manifestimit, theksoi, është të ngrihet vetëdija e njerëzve për rëndësinë e aktivitetit fizik, si edhe promovimi i sportit dhe vrapit.

Slogani “Vrapojmë recitojmë”, sipas organizatorëve, e dëshmon lidhshmërinë e sportit dhe atë që është e njohur për Strugën, ndërsa ajo është poezia.

Në edicionin sivjetmë të “Garës së poezisë” do të vrapohen pesë kilometra – garë e karakterit rekreativ, 10 kilometra – me karakter garues dhe garë e fëmijëve me gjatësi prej një kilometri.