-ads3-

Maqedonia e Veriut u bë pjesë e treshes së kryesueseve të OSBE-së ose e njohur si treshja OSBE, bashkë me tashmë kryesuesen e vitit të kaluar Suedia, si dhe kryesuesin aktual për këtë vit Polonia. Me këtë edhe formalisht fillojnë edhe obligimet tona në lidhje me kryesimin në vitin 2023, plus 11 partnerë mesdhetar dhe aziatikë të Organizatës, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Për ne shtëpinë e diplomacisë, theksoi ai, një nga prioritetet kryesore në vitin 2022 do të jetë pikërisht kryesimi me OSBE-në dhe përmes rolit aktiv si pjesë e treshes, por edhe përmes gatishmërisë sonë për presidencën në vitin 2023.

Me ditën e sotme, si ditë e parë e punës për këtë vit, theksoi Osmani, e ndërmarrim kryesimin me Grupin e Partnerëve Mesdhetarë – Algjeri, Egjipti, Izraeli, Jordani, Maroku dhe Tunizia dhe gjatë kësaj si bashkëkryesues në vitin e parë të pjesëmarrjes sonë në treshe do ta organizojmë edhe Konferencën Mesdhetare mes OSBE-së dhe vendeve partnere mesdhetare sipas gjitha gjasave në Shkup, ndërsa pastaj e ndërmarrim edhe menaxhimin me miratimin e buxhetit të Organizatës.

Aktivitetet në këtë vit, sipas tij, do të përfaqësojnë një lloj të provës gjenerale për ndërmarrjen e plotë të kryesimit me Organizatën në vitin 2023. Shfaqi bindje se MPJ, me mbështetje edhe të institucioneve të tjera relevante, ka kapacitet të përgjigjet në këtë sfidë dhe të jetë në krye të detyrës.

Për këtë qëllim, informoi Osmani, tashmë është paraparë edhe buxhet për realizim të aktiviteteve të cilat dalin nga kryesimi me OSBE-në. Në atë drejtim në Buxhet për këtë vit janë paraparë rreth 110 milionë denarë ose pa pak rreth 1,8 milionë euro. Këtë vit, njoftoi shefi i diplomacisë, është paraparë që të dërgohen 15 diplomatë në misionin në Vjenë, të cilët do të punojnë në kuadër të treshes kryesuese dhe udhëheqjen e grupit të partnerëve mesdhetarë, por edhe do të përgatiten për marrje finale të kryesimit me OSBE-në në vitin 2023.

Osmani mes tjerash theksoi se marrja e presidencës me vete bart përgjegjësi, si dhe një varg sfidash me karakter logjistik, ekonomik dhe të politikës së jashtme.

“Kryesimi me OSBE-në për ne do të përfaqësojë edhe proces të brendshëm transformues nga konsumues bëhemi kreator dhe kontribuues i politikave në nivel botëror. Inversioni i tillë i roleve përfaqëson mundësi të re për pjekurinë tonë të brendshme institucionale dhe politike, por në të njëjtën kohë dorë më dorë me eksponimin global dhe mundësi për përforcim të imazhit të shtetit përmes afirmimit të vlerave dhe vizioneve tona”, tha ministri i Punëve të Jashtme.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ai informoi se prioritetet e kryesimit tonë jemi të obliguar që t’i prezantojmë në maj. Theksoi se ne këtë proces e kemi filluar shumë më herët, para së gjithash, siç nënvizoi, me konsultime të brendshme të institucioneve tona, duke i përmendur këtu Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe të gjitha ministritë që kanë kompetenca në atë pjesë.

Në konferencë për media ministri Osmani i prezantoi njerëzit nga Ministria të cilët janë më meritorët, theksoi, edhe që ta fitojmë besimin dhe nderin që të kryesojmë me OSBE-në.