Makthi nga BDI i humb kontrollin Taravarit. Nuk kursen as popullin

Shkruan: TetovaSot

Për Taravarin dhe partinë e tij ka një makth që me kalimin e kohës rritet. Dëshira për pushtet ua ka errësuar mendjet dhe fakti që nuk mund ta mundin një kundërshtarë, po degjenerojnë me metafora që janë të papranueshme. Tek ata ekziston vetëm një armik dhe ajo është BDI. LSDM dhe VMRO për ta nuk janë shteti, por është BDI.Kjo e fundit është shndërruar për ta në sinonim të shkatërrimit sepse nuk e mundin dot dhe tani jo që e shënjestrojnë me fjalë të ulëta, por prekin edhe votuesit e tyre. Citatet e fundit të Taravarit janë alarmuese , janë po aq acaruese dhe të neveritshme. Kalojnë cdo kod etik në politikë.
Duke mos mundur ta rrëzojnë nga pushteti, tashmë krerët e humbjeve serike kanë filluar ta humbin torruan. Ata kanë filluar të mos kursejnë më fjalët qoftë edhe kur duan të thonë dicka pa e ditur vetë kuptimin e asaj që thonë.
Por edhe nëse e dijnë dhe e thonë me ” temsile” si thotë populli, këtë herë kaluan cdo limit.
Taravari me postimin e fundit do që të bëjë filozofin dhe analistin. Do gjithashtu që përmes fjalëve të mëdha të shënjestrojë BDI-në, por gjithë kjo histori e tmerrshme fjalësh nuk është më se i shkon si mesazh i keq vetëm BDI-së por edhe atyre që e votojnë atë.
“Meqë populli na votoi ne, tani le të durojë dhe vdekjet” kjo është një ndër frazat e tmerrshme të Taravarit në një postim në rrjetin social facebook duke cituar edhe Hitlerin e tmerrshëm dhe duke ndjellë zi e kob njëkohësisht për aq sa mund të kodohet kjo frazë e ulët e njeriu të dytë të partisë.
Taravari që do të bëjë analistin dhe fatkeqësisht nuk e njeh aspak këtë sferë, kësaj rradhe është metafora e tmerrshme që e fundos atë, sepse janë shqiptarë ata që e votuan edhe atë dhe partinë e tij ashtu siç shumë prej tyre në demokraci janë të lirë të vendosin për kë të duan.Taravari nuk u solli parajsën votuesve të tyre.Ai madje doli blof kaq shumë në luftën e pakompromis me aleatët e VMRO-së për ta rrëzuar pushtetin por jo vetëm që nuk e bënë këtë, por iu këput edhe një krahë -u ikën aleatët shqiptarë sepse i diktuan me këtë fjalor mesjetarë.
Ata tani po përgjysmohen dhe për ta kthyer rejtingun që po i çon drejt katastrofës , sepse e tha edhe anketa e fundit, mundohen përmes fjalëve të shpëtojnë aq sa mundin për të mbijetuaar.Populli ka gjithmonë të drejtë dhe ai nuk gabon kurrë. Nuk gabon edhe kur e voton BDI-në sepse ka kohë që e bën këtë. Taravari s;mund ta ndryshojë këtë realitet. Ai po sulmon popullin që po nuk je me ASH-në je i keq.
Nuk është Taravari ai që mund tua merr të drejtën votuesve që të votojnë dikë tjetër.
BDI dihet që është një kala e pathyeshme për të cilën e bën të vajtojë Taravarin dhe partinë e tij që kanë aleatë VMRO-në, por metafora e fundit e tij kalon cdo cak të moralit politik.
Fakti që nuk e mund dot një parti nuk ta jep të drejtën askush ta krahasosh atë me cfarë të teket madje duke aluduar edhe në gjëra që në mendjet e errësuara të disa politikanëve shkaku i humbjeve serike, bëjnë që atakojnë edhe për gjëra që janë të neveritshme për tu dëgjuar dhe jo më besuar.