Kreu i LSDM-së dhe mandatari për Qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski në një konferencë për shtyp ka publikuar emrat e ministrave të rinj nga radhët e LSDM-së, raporton SHENJA.
Këto janë emrat e ministrave të rinj:
Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Sllavica Gërgovska
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Bojan Mariçiq
Ministre e Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska
Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski
Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski
Ministër i Bujqësisë – Ljupço Nikollovski
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jovana Trençevska
Ministër i Kulturës – Bisera Stojçevska
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski
Ndërkaq, jashtë Qeverisë së re mbeten ministrat aktual të Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e kulturës, Irena Stefoska.