KRSKRR: Këshilla për vozitje të sigurtë në kushtet dimërore DIMË

Temperaturat e ulëta, bora dhe akulli mund të krijojnë kushte të rrezikshme në rrugë që kërkojnë vozitje më të kujdesshme për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Kushtet e tilla të pafavorshme të motit ndikojnë në shumë aspekte të vozitjes, si për shembull, kohën e frenimit, gjendjen e gomave, dukshmërinë e vozitjes në automjet me dritare të ngrira ose të mjegulluara (rritja e “këndeve të vdekura”), aftësitë e vozitjes, etj. Prandaj, me rëndësi është përgatitja edhe e automjetit, edhe e shoferëve për vozitje në kushte dimërore.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor i jep këshillat e mëposhtme për vozitje të sigurt në kushtet dimërore:
• Përdorni pajisje dimërore të detyrueshme.
• Kujdesuni për rregullimin teknik të automjetit.
• Mbani gjithmonë të lidhur rripin e sigurimit.
• Dilni nga shtëpia dhjetë minuta më herët për të pasur kohë për ta ngrohur automjetin, për t’i shkrirë dritaret ose për t’i pastruar gomat nga bora dhe akulli, nëse mundeni, të keni karburant rezervë në rast se ka bllokim në komunikacion.
• Vozitni në distancë më të madhe nga automjetet e tjera dhe shmangni lëvizjet e shpejta dhe të papritura.
• Respektoni shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht pranë vendkalimeve të këmbësorëve, shkollave dhe kopshteve. Mos nxitoni dhe me shpejtësi të frenoni, sepse veprimet e tilla do t’ju shkaktojnë rrëshqitje. Frenoni më herët dhe mbani në mend se duhet ta lëshoni frenin për të vozitur dhe kthyer. Në kushtet dimërore të vozitjes, distanca e frenimit është për 50% më e gjatë se në kushtet normale.
• Jini të durueshëm dhe parakaloni automjetet vetëm kur është e sigurt.
• Gjatë vozitjes rekomandohet kontrollimi i lehtë i gazit. Në kushtet dimërore është më mirë që më herët të ndërroni shkallën e vozitjes, përkatësisht të ndërroni më herët në shpejtësi më të madhe.
• Në sipërfaqe të ngrira rekomandohet vozitja në shpejtësinë e dytë.
• Është mirë në automjet të keni lopatë të vogël, pak rërë, leckë për të fshirë, fshesë për të pastruar borën nga dritaret, antifriz, sprej kundër ngrirjes së dritareve dhe sprej për bravat.
• Jini të informuar për gjendjen e rrugëve.

KRSKRR-ja këshillon: Në dimër keni gjithmonë rezervuar të mbushur, pavarësisht nëse jeni të bllokuar në komunikacionin e qytetit ose keni aksident në rrugë. Karburanti i mjaftueshëm në rezervuar do t’ju sigurojë ngrohtësinë që do t’ju nevojitet për të arritur në mënyrë të sigurt në destinacionin e dëshiruar.