Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për Qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me presidentitn e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përcjell SHENJA.
Në takim është diskutuar për bashkëpunimin e dy vendeve mike, iniciativën e “Ballkanit të Hapur” si dhe procesin e eurointegrimeve.
Kovaçevski është shprehur i bindur se bashkëpunimi në mes dy vendeve do të intensifikohet me anë të iniciativës “Ballkani i Hapur” dhe se në të ardhmen të dy vendet do t’i nisin negociatat me Bashkimin Evropian, pasi këtë e meritojnë.