Komuna e Çairit: U pagua një pjesë e borxhit ndaj ngrohtores

Komuna e Çairit ka shlyer një pjesë të borxhit ndaj Ngrohtores “Shkup-Veri”, por siç thonë nga kjo komunë nuk janë arsyeja kryesore, që prej disa ditësh qytetarët kanë probleme me ngrohjen qendrore.

“Nga Komuna e Çairit thonë se kanë bërë pagesën e një pjese të borxhit, kurse do të bëjmë përpjekje që gjithë pagesën ta bëjmë deri në fund të javës. Megjithatë, duhet të theksojmë se edhe nëse paguhet i gjithë borxhi mjafton vetëm për disa ditë të ketë ngrohje për shkak se ndërmarrja ka problem me rritjen e çmimit të gazit. Pra, ripërsërisim se Komuna e Çairit nuk është shkaku kryesor se përse nuk ka nxemje”, thonë nga komuna e Çairit.