Autoritetet e komunës Karposh të Shkupit kanë urdhëruar prishjen e një xhamie që është në ndërtim e sipër në vendbanimin Zllokuqani.
Komuna theksoi se xhamia që po ndërtohet në është ndërtim i paligjshëm dhe njerëzit që po e ndërtojnë kanë 15 ditë kohë për ta rrënuar.
“Pasi qytetarët kanë lajmëruar se mes shtëpive në mes të lagjes po ndërtohet një xhami, të shtunën në terren kanë dalë inspektorët e Komunës. Nga ta është konstatuar se ka një objekt për të cilin nuk është lëshuar leje ndërtimi”, thuhet nga kjo komunë.
Paralajmërimi është që në rast se objekti nuk hiqet vullnetarisht brenda afatit të paraparë, rasti do të raportohet në Inspektoratin Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm dhe do të pasoj rrënimi.