-ads3-

Ka ndërruar jetë Dr. spec. Fatmir Rushani.Ai njihej si një mjek i përkushtuar, kryeshef reparti, pjesmarrës aktiv gjatë gjithë periudhës së përballimit me pandeminë covid-19, humanist dhe njeri me tipare shembullore. Me këtë rast për vdekjen e tij ka shkruar edhe ish drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi informon TetovaSot. Ai e ka quajtur atë me vlera të larta njerëzore dhe profesionale.”Andaj në radhë të parë familjes së Doktorit dhe gjithë kolegëve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, duke e lutur të Madhin Zot që të ndjerin ta shpërblej me xhenet, familjes dhe miqve Zoti të ju jep durim. Mungesa e Doktor Fatmirit gjithnjë do ndjehet në spitalin tonë” ka shkruar Besimi për vdekjen e doktor Fatmirit.TetovaSot