Nuk e ndaj vlerësimin se Prokuroria vepron në mënyrë selektive dhe se u nënshtrohet ndikimeve politike. Nëse Prokuroria është nën ndikime politike, sipas gjitha gjasave nuk do të hapte lëndë kundër bartësve të funksioneve publike, tha prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski në intervistë për MIA-n.
“Unë disa herë kam theksuar se nuk e ndaj një vlerësim të tillë dhe gjithmonë e ilustroj me të dhëna të pakontestueshme se ne gjatë viteve të fundit kemi akuzuar nënkryetar të Kuvendit, kemi akuzuar sekretar shtetëror në Ministri, kemi ngritur procedura kundër gjykatësve dhe prokurorëve publikë dhe bartësve të tjerë të funksioneve publike”, potencoi Joveski.
Thekson se është i vetëdijshëm për perceptimin në publik se Prokuroria është nën ndikim të politikës dhe disa të fuqishmëve, por, siç shtoi, gjatë gjithë kohës angazhohet dhe është i bindur se prokurorët vetë i marrin vendimet e tyre pa ndikime të jashtme.
“Gjatë gjithë kohës angazhohem që vendimet e Prokurorisë Publike të merren në këtë prokurori, të mos varen nga politika ose nga qendra financiare, ekonomike ose çfarëdo qendra të tjera të fuqishme”, theksoi prokurori shtetëror publik.
Në pyetjen pse te ne hetimet zgjasin shumë gjatë, Joveski tha se nuk pajtohet me këtë konstatim, gjatë kësaj duke e përmendur lëndën “Llaskarca” për të cilën Prokuroria në afat prej tre muajve e përfundoi hetimin.
“Për fat të keq edhe në atë rast jetët i humbën shumë qytetarë tanë. Ne ngritëm aktakuzë adekuate, por procedura gjyqësore zgjat një kohë të gjatë. Jam i informuar se diku rreth 100 seanca janë caktuar ose mbajtur, por nuk ka vendim gjyqësor”, theksoi ai.
Sipas asaj, siç theksoi Joveski, në këtë rast fajin nuk duhet ta kërkojmë në Prokurori, por të shihet në pjesën e caktimit dhe gatishmërisë së këtyre seancave që të mundet të merret vendimi gjyqësor.
Duke folur për aksidentin në Spitalin Modular në Tetovë, Joveski theksoi se janë grumbulluar gati të gjitha dëshmitë dhe se pritet ekspertiza nga ekspertët gjermanë.
“Prokuroria menjëherë filloi me ndërmarrjen e veprimeve në pjesën e konfirmimit të fakteve dhe provave. Prokurorëve nga PTHP Tetovë si ndihmë iu ishin dërguar dy prokurorë publikë kujdestarë nga PTHP Shkup. Dihet se në atë pjesë të bashkëpunimit u ofruan edhe ekspertë gjermanë dhe ne këtë e pranuam. Gjithashtu në dispozicion të kolegëve të cilët e udhëheqin hetimin iu lamë edhe katër prokurorë nga Prokuroritë e Larta Publike nga Shkupi dhe Gostivari, që të munden me ata të konsultohen nëse hasin në probleme dhe vështirësi në grumbullimin e dëshmive”, tha Joveski.
Për fatkeqësinë e autobusit në Bullgari në të cilën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut e humbën jetën, prokurori shtetëror informoi se në PTHP Shkup është formuar lëndë që të hetohet nëse ndonjë person zyrtar nga organet kompetente ka pasur veprime të caktuara që është dashur t’i ndërmarrë, ndërsa nuk i ka ndërmarrë, ose ka marrë veprime të caktuara për të cilat nuk ka qenë i autorizuar t’i ndërmarrë.
“Kjo procedurë është duke u udhëhequr akoma në Prokurori, janë duke u grumbulluar dëshmi dhe pasi t’i grumbullojmë të gjitha dëshmitë do të sjellim vendim në prokurori”, paralajmëroi prokurori publik shtetëror.
Joveski theksoi se menjëherë sapo kolegët bullgarë e kanë njoftuar për tragjedinë janë drejtuar në vendin e ngjarjes.
“Dëshiroj të theksoje hetimin për këtë rast e udhëheqë Prokuroria e Republikës së Bullgarisë dhe falë bashkëpunimit të mirë me ta, ne ishim gjatë ekspertizës së tragjedisë së komunikacionit, ndërsa më pas na lanë të marrin pjesë edhe persona të autorizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Instituti për Mjekësi Gjyqësore dhe Kriminalistikë”, tha Joveski.
Pasi nga Prokuroria e Bullgarisë, siç shtoi, është kërkuar ndihmë juridike e caktuar nga pala e Maqedonisë për disa ditë është siguruar marrja në pyetje e dëshmitarëve, dokumentacioni në pjesën e transportuesit, në pjesën e autobusit, por gjithashtu edhe dokumente të tjera ndërsa në të njëjtën kohë Instituti për mjekësi ligjore dhe kriminalistikë ka filluar me marrjen e gjurmëve biologjike nga të afërmit e personave që humbën jetën që të mund të bëhet identifikimi i tyre.
Prokurori publik shtetëror theksoi se e ndjen të nevojshme ta shpjegojë punën e Prokurorisë Publike pasi, siç shtoi, shpesh nuk has në mirëkuptimin e opinionit. “Prokurorët vetë nuk mund t’i ndërmarrin disa veprime të caktuara, janë të udhëzuar në pjesën e bashkëpunimit me institucione të tjera kompetente, për shembull dëshmi, fakte të caktuara, grumbullohen rrethanat prej institucioneve të tjera dhe kjo procedurë zgjat më shumë”, tha Joveski.
Ai informoi se me formimin e katër qendrave hetimore në nivel të shtetit, në PTHP Shkup, në PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup, në PTHP Tetovë dhe në PTHP Gostivar do të sigurohet efikasitet më i madh i Prokurorisë Publike.
“Me funksionimin e tyre do të sigurohet efikasitet më i madh i Prokurorisë Publike në pjesën e grumbullimit të dëshmive dhe hetimeve dhe veçanërisht krijohen baza për ndërmarrjen e veprimeve nga vetë prokurori publik pa pritur këto veprime t’i ndërmarrin organet kompetente”, theksoi Joveski.