Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka realizuar takim me liderin e partisë opozitare maqedonase – VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Siç njofton Mickoski, në takim është folur për ndërtimin e urave dhe sigurimin e ardhmërisë së përbashkët.
“Në darkën e punës me mikun tonë, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Për sfidat e përbashkëta, ndërtimin e urave dhe ardhmërinë të cilën duhet ta sigurojmë. Maqedonia duhet të ecë përpara, me shpresë për ndryshime, për ardhmëri për të gjithë qytetarët”, shkruan Mickoski në Facebook.
Meta, paraprakisht është takuar edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ndërkaq për nesër është paralajmëruar edhe takim me liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe mandatar për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski.