Infeksionet virusale dhe ajri i ndotur i ka mbushur ambulancat me grip sezonal. Gripi sezonal i ka përfshirë personat e rinj dhe ata të moshuar. Simptomet e gripit janë me molisje, kollitje dhe tempertaurë. Mjekët apelojnë që tu ikim kontakteve me njërez.
Mjekët këshillojnë se si të dallohet gripi sezonal nga virusi korona. Virusi sezonal fillon me temperature të lartë mbi 39 gradë celsius me kokëdhembje të madhe dhe molisje të trupit. Ndërsa virusi korona ka pasqyrë më të lehtë klinike. Mjekët njëherit thonë se ka raste që pacienti në të njetën kohë te ketë gripin sezonal dhe virusin korona. Qytetarët mund të marrin edhe vaksinen e gripit sezonal edhe pse janë të vaksinuar me vaksinë kundër viruësirt korona, megjithatë qytetarët nuk preferojnë vaksinën për gripin sezonal.
“Simptomet nuk janë tipike sikur virusit korona, sepse simptomat e koronës janë më të lehta me pasqyrë klinike, fillon më ngadalë me temperaturë 37.2, 37.5 dhe me molisje të trupit me kokëdhembje, dhimbje të fytit, megjithatë mënyra e fillimit të shpehtë dhe të ngadaltë të simptomave neve si mjek na tregon të kemi kujdes sepse kemi të bëjmë me grip.”, tha Mira Atanasova, mjeke.
“Nuk kam marrë vaksinë për gripin sezonal vetëm ato për kovid, ruhem vet dhe nuk kam kontakte me njerëz.”, tha një qytetare.
“Kam ardh për dozën e tretë të vaksinës phizer.”, tha një qytetar.
“Ushqehem mirë, përdori vitamina dhe kam marrë vaksinë.”, u shpreh një qytetar.
“Nuk marr vaksinë për gripin sezonal sepse kam pas disa reaksione ndersa vaksinën për kovid e kam marrë edhe dozën e tretë nuk kam pasur problem.”, u shpreh një qytetare.
Mjekët presin që paralelisht të rritet numri i pacientëve me grip sezonal dhe me virusin korona, prandaj rekomandojnë prindërit që të kontaktojnë me mjekët amë për parandalimin e hospitalizimit të fëmijëve me pneumoni dhe bronhit.