Gjykimi kundër Dragi Rashkovskit caktohet për më 25 janar

Gjykimi kundër ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, fillon më 25 janar të vitit 2022, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata Themelore Penale-Shkup.

Procesin gjyqësor do ta udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa sipas aktakuzës Dragi Rashkovski akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime” dhe “Larje parash dhe vepra tjera ndëshkuese”.

Sipas aktakuzës kundër shtatë personave lidhur me furnizimin ilegal të softuerit dhe larje parash të dorëzuar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. akuzohen për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime”, nga KP.

I akuzuari i parë, thuhet në aktakuzë, nuk i ka kryer obligimet e tij zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për Sistemin e identifikimit biometrik, furnizim publik të Softuerit për përcaktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të gjobave, furnizim të mallrave – ANPR kamera për njohje të targave për automjete dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit për identifikim biometrik dhe sistemit për njohje automatike të targave.

“Në njërën nga procedurat për furnizim publik, me qëllim të kryerjes së veprës penale i ka ndihmuar edhe të akuzuarit të katërt, pronar dhe menaxher i operatorit ekonomik. I akuzuari i parë furnizimet publike i ka kryer në kundërshtim me parimin e ekonimizimit, shfrytëzimit efikas dhe efektiv të mjeteve publike, të konfirmuara në pajtim me dispozitat që e rregullojnë shfrytëzimin e mjeteve buxhetore, ka dhënë udhëzime për përgatitje të specifikimit teknik për furnizim publik nën kontraktuesit dhe me pjesëmarrësit në procedurë, gjatë procedurës për furnizim publik komunikimin nuk e kanë kryer me shfrytëzimin e mjeteve elektronike përmes ESJN, por personalisht, ka definuar specifikime teknike që rreferohen në rrugë konkrete, nuk ka kryer implementim dhe trajnim të asaj për të cilën janë lidhur marrëveshjet për furnizime publike, me të cilën për katër operatorët ekonomik ka fituar interes – të drejtë të marrin pjesë në procedurat për furnizime publike dhe të lidhin marrëveshje për të njejtat dhe u ka mundësuar të fitojnë interes pronësor në vlerë të përgjithshme prej 17.474.137.00 denarë”, thuhet në aktakuzën e PTHP-së.

I akuzuari i parë, si person zyrtar, e ka shfrytëzuar autorizimin zyrtar – të lidhë marrëveshje autoriale me persona fizik, edhe pse e ka ditur se i akuzuari i gjashtë dhe i shtatë aspak nuk i kanë kryer obligimet e tyre sipas marrëveshjeve të lidhura, megjithatë u ka paguar honorare mujore.

I akuzuari i dytë, i gjashtë dhe i shtatë, sipas PTHP-së, në pajtim me marrëveshjen që e kanë pasur me të akuzuarin e parë për ndarje të mjeteve në para kanë marrë një pjesë të mjeteve të paguara me qëllim të t’ia dorëzojnë të akuzuarit të parë. Me këto veprime është dëmtuar buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë të përgjithshme prej 1.320.000,00 denarë.

“Në periudhën kohore nga data 05.06.2017 deri më 05.05.2021, në Shkup i akuzuari i parë, ka lëshuar në qarkullim para në vlerë prej 5.378.319,00 denarë, për të cilat e ka ditur se janë nga vepra penale, me qëllim për ta mbuluar preardhjen e parave në disa kthime, pas marrjes së parave nga vepra penale, i ka lëshuar në qarkullim duke kryer pagesë të gatshme në llogaritë personale dhe kartelat bankare dhe në llogaritë e anëtarëve të familjes së tij, ndërsa gjithashtu para kohe i ka paguar kreditë paraprake”, informojnë nga PTHP.