Ministria e Punëve të Brendshme në ditën e djeshme (12.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 142 masa, nga të cilat 15 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 10 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 12 sanksione për tejkalim të shpejtësisë.
Janë shqiptuar 17 masa për përdorim të celularit, gjashtë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (dritë të kuqe), 38 për parkim të paligjshëm, njoftojnë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.