Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar pas vdekjes së të dënuarit në rastin “Alfa”, Rexhail Qerimi.
“Vdekja e Rexhail Qerimit është lajmi më i trishtë që na vjen në këtë vit. Përveçse nuk arriti ta shijojë drejtësinë e kësaj bote, do ta kujtojmë gjithnjë si njeri të virtytshëm e të angazhuar për liri. Përkundër angazhimit tonë që edhe rasti i tij të hetohet në instanca ndërkombëtare, caktimi i Zotit paska qenë që – para se ta shijojë drejtësinë e kësaj bote – të bashkohet me Drejtësinë Absolute. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe qoftë xheneti shtëpia e tij e përhershme!”, shkruan në reagim Gashi.