Pas rasteve me përfundim fatal si pasojë e goditjeve të këmbësorëve në vizëbardha, policia po vazhdon kontrollet e shtuara, ndërkaq brenda 24 orëve në të gjithë territtorin e vendit janë sanksionuar 213 shoferë të cilët kanë kërcënuar sigurinë e këmbësorëve në vizë bardha, përcjell TV21.
“Janë sanksionuar 213 shoferë, prej tyre 140 në territorin e Shkupit, 23 në rajonin e SPB-Tetovë, 17 në SPB Manastir, 14 në territorin e SPB Veles. Gjatë kontrollit të policisë janë sanksionuar edhe 239 kundërvajtje tjera në trafik”, njoftojnë nga MPB.