Bomgartner: Franca do të përpiqet të lehtësojë procesin mes Shkupit dhe Sofjes për një fillim më të shpejtë të negociatave
Konferenca e planifikuar për në qershor nuk do të jetë një konferencë specifike që synon vetëm zgjerimin, por do të jetë tema qendrore krahas konferencës për këtë temë specifike.
“Vizioni i Francës për Ballkanin Perëndimor përmban perspektiva të qarta evropiane, do të thotë të investosh në rajon dhe të kesh një ambicie të përbashkët për dekadat e ardhshme“, tha ambasadori francez në vend Cyril Bomgartner në tryezën e sotme me temë “Aderimi në Ballkanin Perëndimor në BE: një tregim i gjatë i (pa) përfunduar – Qëndrueshmëria e kursit të politikës së jashtme të Maqedonisë”, organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.
Lidhur me mosmarrëveshjen e Maqedonisë me Bullgarinë, Bomgartner tha se Parisi mbetet i mobilizuar dhe do të përpiqet të ndihmojë në lehtësimin e procesit për të filluar më shpejt negociatat me BE-në. Në kuadër të integrimeve evropiane, ai iu referua edhe Konferencës për Ballkanin Perëndimor në kuadër të presidencës franceze, e cila u paralajmërua nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron për në qershor të këtij viti.
“Konferenca e planifikuar për në qershor nuk do të jetë një konferencë specifike që synon vetëm zgjerimin, por do të jetë tema qendrore dhe përveç konferencës për këtë temë specifike, Franca tashmë ka disa herë, raste për të treguar angazhimin e saj në nivelin më të lartë dhe angazhim për avancimin e perspektivës evropiane të këtij rajoni, e veçanërisht për kandidaturën evropiane të Maqedonisë dhe dëshirojmë dhe vazhdojmë të jemi aktivisht të mobilizuar.
Ekziston ai kontest dhe ato diskutime mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, të cilat janë premtuese dhe synimi i Presidencës franceze me Këshillin, në koordinim të ngushtë me të gjitha institucionet e tjera evropiane, të përpiqet në kohën e duhur për të lehtësuar atë proces, për të arritur atë që është qëllimi ynë i përbashkët, dhe ai është hapja e negociatave të anëtarësimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Bomgartner.
Ai sqaroi se për sa i përket konferencës ende nuk janë përcaktuar konturet, duke theksuar se ende kërkohet formati më i përshtatshëm për bisedë, si dhe përmbajtja që do të jetë më e dobishme.