Një bletar nga Ohri është dënuar me 15 mijë euro për shkak se bletët e tij kanë kafshuar një banor të Ohrit në vitin 2014. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ohër, të shqiptuar pas 8 vitesh, personi ka vuajtur nga frika dhe ka pasur dhimbje fizike dhe psiqike.
Sipas aktgjykimit, bletari është i obliguar t’i paguajë paditësit dëmshpërblim për dhimbje fizike prej 300.000 denarë, nga frika 200.000 denarë dhe për probleme psiqike prej 100.000 denarë, si dhe shpenzime në procedurë mbi 150.000 denarë.
Sipas shpjegimit të aktgjykimit, bletari Laze Grozdanov nga fshati “Dolno Konjsko” i Ohrit, është shpallur fajtor për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi ka qenë duke drejtuar veturën e tij në të cilën kishte ngarkuar bletë. Në sqarim thuhet se kafazet nuk ishin mbyllur mirë, ndaj një tufë bletësh kanë dalë prej tyre dhe kanë sulmuar të dëmtuarin Vasko Paskali, i cili ndodhej me gruan dhe një fëmijë të mitur. Paskali e mbrojti foshnjën e vogël me trupin e tij dhe vrapoi drejt shtëpisë së tij. Në momentin e arratisjes, bletët e kanë kafshuar në qafë, kokë dhe fytyrë, pas së cilës është kafshuar dhe ënjtur. Ai ka ndjerë mungesë fryme dhe ka shkuar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit ku është vendosur në Repartin Intern. Nga frika që pësoi edhe sot ndjeu frikën e bletëve. Gjykata vlerëson se paditësi ka pësuar një reaksion alergjik nga pickimet e bletës dhe ka përjetuar frikë si për veten e tij ashtu edhe për fëmijën dhe gruan e tij.
“Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë për bletarët”, thonë nga Shoqata e Bletarëve të Ohrit.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, ndërsa aktgjykimi është marrë pas 8 vitesh, që për bletarët nga Ohri është një absurditet tjetër pavarësisht, siç e kanë quajtur, procedurën qesharake.