Bisedë telefonike e Pendarovskit me sër Stjuart Piç, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
Presidenti Stevo Pendarovski sot përmes telefonit ka biseduar me sër Stjuart Piç, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për Ballkanin Perëndimor, me të cilin shkëmben mendime për sfidat aktuale të sigurisë në rajon, por edhe për pasojat e dëmshme nga korrupsioni i lartë dhe krimi i organizuar ndaj zhvillimit ekonomik dhe demokratik të rajonit.
Siç informon kabineti i presidentit, duke i uruar për emërimin e tij, Pendarovski vlerësoi se emërimi i përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor nga kryeministri Boris Xhonson është konfirmim i qartë për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për mbajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Përfaqësuesi special, Piç në bisedë paralajmëroi vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.