Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka vazhduar takimet e tij në zona të ndryshme të qytetit për t’u njoftuar nga afër me problemet me të cilat përballen qytetarët informon Tetovasot.
Në vijë të kësaj ai sot ka qenë në një takim me banorët e Lagjes “Dardania” .
“Duke i shqyrtuar kërkesat e qytetarëve, sot isha prezent dhe u njoftova nga afër nga banorët e lagjes Dardania dhe bashkësia lokale për disa probleme që me të vërtetë paraqesin probleme e që janë thelbesore për qytetarët” u shpreh Kadami. Ai tha se bashkarisht me drejtorin e NPK diskutuam edhe për mënyrat e realizimit të planit për zgjidhjet si ato afatshkurte poashtu edhe për ato afatgjate.
Se shpejti do të fillojmë me detektimin dhe realizimin problemit të gypave të ujit, kanalizimit si dhe pastrimin e tërësishëm të mbeturinave deklaroi kreu i Komunës Bilall Kasami.Tetovasot.