Biblioteka e shkollës 7 Marsi ,nga buxheti i shkollës , u pasurua edhe me 70 tituj të rinj kryesisht romane
Gjimnazi 7 Marsi është pasuruar me një fond të ri librash kryesisht me autorë të njohur shqiptarë dhe botërorë informon Tetovasot .Drejtoresha e këtij institucioni të mesëm në Tetovë Miqerem Rizai Memedi tha se në vazhdimësi do t’a pasurojmë sa më shumë bibliotekën me tituj të ndryshëm përfshirë jo vetëm lektyrat por edhe romane dhe zhanre të tjera .Të përkujtojmë se muaj më parë u ndërtua në këtë shkollë biblioteka moderne me hapësira tjera përfshirë edhe një leximore për nxënësit.Në këtë shkollë që nga themelimi janë krijuar kushte maksimale për mësim ndërsa në përfundim është edhe salla sportive e ndërtuar me buxhetin e shkollës.Tetovasot